Autoritetet britanike kanë gjobitur bankën Nationëide me rreth 60 milionë euro nën dyshimet se u përdor për qëllime kriminale përfshirë pastrim parash dhe mashtrime financiare. Rregullatorët vlerësuan se parregullsitë janë vërejtur gjatë një përiudhe 5 vjeçare, 2016-2021.
Autoritetet britanike të mbikëqyrjes financiare kanë vendosur një gjobë prej rreth 60 milionë eurosh ndaj Nationwide Building Society mes dyshimeve se banka shfrytëzohej për qëllime kriminale.
Sipas tyre sistemet e kontrollit nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar që klientët të përdornin shërbimet e saj për aktivitete të paligjshme, si pastrim parash apo mashtrime.
Autoritetet e quajnë këtë një shkelje serioze të detyrimeve ligjore për sigurinë dhe transparencën e sistemit bankar.Këto parregullsi janë vërejtur kryesisht gjatë periudhës nga tetori 2016 deri në korrik 2021.
Në raportin e tyre, rregullatorët vlerësuan se Nationëide nuk kishte zbatuar procedura të mjaftueshme për të identifikuar dhe trajtuar aktivitetet e dyshimta.
Bankat dhe institucionet financiare në Mbretërinë e Bashkuar janë përgjegjëse për të siguruar që transaksionet e klientëve të jenë të ligjshme dhe për të raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.
Vjosa Osmani do të udhëtojë drejt Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV pritet të jetë i pranishëm
Në rast të shkeljeve, rregullatorët nuk hezitojnë të vendosin gjoba të mëdha si kjo, që kanë për qëllim t’i detyrojë institucionet të përmirësojnë sistemet e tyre.© SYRI.net