Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Presidenti më i ri se fëmijët e gruas së tij? Historia e Emmanuel Macron!

Presidenti më i ri se fëmijët e gruas së tij? Historia e Emmanuel Macron!

10:37, 11/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ka një familje që mund të duket jo tipike për standartet e zakonshme të politikës botërore. Në moshën 47-vjeçare, ai është më i ri se fëmijët e bashkëshortes së tij, Brigitte Macron.

Image

Djali i parë i gruas së tij ka 50 vjet

Djali i dytë ka 49 vjet

Bashkëshortja e tij është 72 vjeç

Image

Kjo situatë e veçantë e bën Macronin “më të voglin e shtëpisë” brenda familjes së tij, megjithatë ai drejton një prej vendeve më të fuqishme në botë.

Kreu i shtetit ishte vetëm 15 vjeç mosha e lejuar për të kryer marrëdhënie seksuale në Francë në vitin 1993 kur takoi Madame Brigitte Auziere, një mësuese 39-vjeçare të shkollës së mesme, në Liceun Katolik La Providence në Amiens, ku ishte edhe shok klase me vajzën e saj të madhe, Laurence.

“Në moshën 15 vjeç, Macron kishte pjekurinë e një 25-vjeçari”, tha më parë ish-mësuesi i tij i sportit, Daniel Leleu, sipas Bloomberg.

Image

Çifti u martua përfundimisht në vjeshtën e vitit 2007, vitin kur divorci i Brigitte u finalizua më në fund. Ai ishte 29 vjeç. Ajo ishte 54 vjeçe.

Dasma u zhvillua në bashkinë e qytetit bregdetar Le Touquet, i njëjti vend ku Brigitte ishte martuar me burrin e saj të parë në vitin 1974 dhe ku familja e saj zotëronte një shtëpi pushimi.

Brigitte mbante veshur një fustan të shkurtër të bardhë. Të pranishëm ishin tre fëmijët e saj, si dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe vetë prindërit e Emmanuelit.

Historia e Macron tregon se mosha nuk është gjithmonë tregues i strukturës familjare tradicionale dhe se dinamika familjare mund të jetë shumë më komplekse se sa duket në pamje të parë./Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco