Lajmi i fundit

LIVE/ Hamburg - Tiranë: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Donin të shisnin pushkën e sekuestruar gjatë bastisjes që mori 122 jetë, arrestohen pesë policët në Brazil

Donin të shisnin pushkën e sekuestruar gjatë bastisjes që mori 122 jetë, arrestohen pesë policët në Brazil

20:50, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet braziliane arrestuan pesë oficerë policie të akuzuar për tentativë rishitjeje të një pushke të sekuestruar gjatë një bastisjeje që muajin e kaluar la 122 të vdekur në Rio de Janeiro.

Siç shkruan Reuters, operacioni i datës 28 tetor, më i përgjakshmi ndonjëherë në Brazil, la të vrarë 117 persona të dyshuar si anëtarë bandash dhe pesë oficerë policie, katër ditën e operacionit dhe një tjetër që ndërroi jetë disa javë më vonë nga plagët e marra.

Oficerët dyshohet se kishin marrë një nga gati 100 pushkët e sekuestruara nga anëtarët e bandave, gjë që u zbulua nga autoritetet pas shqyrtimit të pamjeve të kamerave trupore të përdorura nga policët ditën e operacionit.

Arma ishte destinuar për t’u rishitur tek krimi i organizuar, tha për Reuters një burim i afërt me çështjen.

Policia ushtarake tha në një deklaratë se “nuk toleron asnjë sjellje të papërshtatshme apo krime të kryera nga anëtarët e saj, dhe do të ndëshkojë me rigorozitet ata që rezultojnë të përfshirë kur veprimet e tilla provohen.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco