Bari, qeni sulmon vajzën 10-vjeçare e kafshon dhe i shkakton plagë të rënda në fytyrë

Bari, qeni sulmon vajzën 10-vjeçare e kafshon dhe i shkakton plagë të rënda në fytyrë

18:48, 22/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Një vajzë dhjetëvjeçare, me inicialet C. P., është sulmuar nga një qen endacak ndërsa ishte në shoqërinë e prindërve. Ajo u kafshua në fytyrë nga një qen i madh pasditen e sotme, të shtunën 22 nëntor, në Carosino, në provincën e Tarantos.

Sulmi ka qenë i menjëhershëm: qeni u hodh mbi vajzë, duke i shkaktuar dëmtime të thella, plagë të çara në faqen e majtë.

Vetëm ndërhyrja e familjarëve e largoi kafshën, ndërsa vajza po humbiste gjak nga dëmtimet e shkaktuara nga kafshimi. Ndihma e shpejtë u thirr menjëherë.

Në vendngjarje mbërriti një ambulancë e 118-s, e cila e transportoi vajzën në urgjencën e spitalit Santissima Annunziata të Tarantos. Aty ajo u mor në kujdes nga stafi mjekësor në orën 14:45 dhe iu nënshtrua trajtimeve të para dhe vlerësimit kirurgjik.

Mjekët e Tarantos, në kontakt me kolegët e tyre në poliklinikës e Barit, vendosën ta transferojnë pacienten e vogël në repartin e kirurgjisë plastike në Bari, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të ndërlikuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco