Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

'Plani i paqes'/ Trump: Java e ardhshme është afati i duhur për Ukrainën

'Plani i paqes'/ Trump: Java e ardhshme është afati i duhur për Ukrainën

17:59, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Donald Trump ka folur publikisht për planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, Trump i tha Fox News Radio se mendonte që e enjtja e ardhshme ishte një "afat i përshtatshëm" për Ukrainën që të pranonte planin me 28 pika.

"Kam pasur shumë afate, por nëse gjërat po shkojnë mirë, ka tendencë t'i zgjatësh ato. Por e enjtja, mendojmë se është një kohë e përshtatshme", tha Trump, shkruan A2 CNN.

NBC News duke cituar tre zyrtarë amerikanë, raportoi se Shtëpia e Bardhë dëshiron që Ukraina të nënshkruajë një kuadër të planit të saj të paqes deri më 27 nëntor, megjithëse kjo shihet më shumë si një qëllim sesa një afat i caktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco