Bashkëpunimi tregtar midis Kinës dhe Japonisë ka marrë një goditje "të madhe" pas komenteve të fundit mbi Tajvanin, të bëra nga kryeministrja japoneze, tha të enjten ministria kineze e tregtisë.
Nëse Japonia këmbëngul të ndjekë rrugën "e gabuar", Kina do të marrë masat e nevojshme, tha He Yongqian, zëdhënës në ministrinë kineze të tregtisë, në një konferencë të rregullt për shtyp.
Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi shkaktoi krizën më serioze diplomatike në vite midis dy ekonomive më të mëdha të Azisë, kur u tha ligjvënësve japonezë këtë muaj se një sulm kinez ndaj Tajvanit që kërcënon mbijetesën e Japonisë, mund të shkaktojë një përgjigje ushtarake nga Tokio.
Kina informoi Japoninë të mërkurën se do të ndalojë të gjitha importet e ushqimeve të detit japoneze, raportuan mediat - një vendim që vjen në mes të një mosmarrëveshjeje diplomatike në rritje midis dy ekonomive kryesore të Azisë./ Reuters
© SYRI.net