SHBA-të po planifikojnë të ndërtojë një bazë të madhe ushtarake në Izrael pranë kufirit me Gazën për t’u përdorur nga forcat ndërkombëtare që do të veprojnë brenda Rripit për të ruajtur armëpushimin, raportojnë mediat vendase.
Raportet thonë se objekti pritet të strehojë disa mijëra trupa, me një kosto të vlerësuar në rreth 500 milionë dollarë.
Një zyrtar i sigurisë tha se ky veprim përbën një ndryshim të rëndësishëm për Izraelin, i cili është përpjekur vazhdimisht të minimizojë përfshirjen ndërkombëtare në territoret nën kontrollin e tij, dhe thekson vendosmërinë e Uashingtonit për të marrë një rol aktiv në Gaza dhe në konflikt.
Michael Milshtein, një studiues i lartë në Qendrën Dayan të Universitetit të Tel Avivit dhe ish-drejtues i çështjeve palestineze në inteligjencën ushtarake izraelite, tha se Qendra e Koordinimit Civilo-Ushtarak (CMCC) e udhëhequr nga SHBA-të në Kiryat Gat, ku po monitorohet armëpushimi në Gaza, “do të jetë përgjegjëse për shumicën e operacioneve në Gaza”.
Më 9 tetor, Izraeli dhe Hamasi, me ndërmjetësimin e Egjiptit, Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, ranë dakord të zbatojnë fazën e parë të një plani paqeje të propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Marrëveshje, e cila hyri në fuqi më 10 tetor.
© SYRI.net