Pas shkarkimit nga gjykata, kryeministri i Pakistanit zgjedh vëllanë si pasardhësin e tij

Pas shkarkimit nga gjykata, kryeministri i Pakistanit zgjedh vëllanë si pasardhësin e tij

09:35, 30/07/2017
A+ Aa A-

 Kryeministri pakistanez në ikje, Nawaz Sharif i shkarkuar dje nga Gjykata e Lartë zgjodhi sot vëllain e tij Shahbaz si pasardhës politik dhe ish-ministrin e Energjetikës, Shahid Khapan Abbasi për të zënë postin e tij si kryeministër i qeverisë së përkohshme.

“Unë mbështes Shahbaz Sharif sipas meje si (pasues) por që duhet kohë deri në zgjedhjet e ardhshme, për këtë arsye për momentin unë zgjedh Shahid Khaqan Abbasi në krye të qeverisë së përkohshme, pohoi ai në një fjalim të partisë së tij.

Emërimi i Abbasi duhet ende kalojë një proces votimi në Parlament por ky i fundit është veçse një formalitet, pasi partia e Sharif zotëron shumicën e theksuar.

Për sa i përket, Shahbaz Sharif vëllai i vogël i ish-kreut të qeverisë, i cili aktualisht zotëron një mandat në parlamentin rajonal në Pendjab (qendër).

Gjykata Supreme në Pakistan ka shkarkuar nga detyra kryeministrin Naëaz Sharif. 

Kjo gjykatë e ka ndalur  Naëaz Sharid që të mbajë postin zyrtar, pas një hetimi për korrupsion. Pas vendimit Sharif ka dhënë dorëheqjen si kryeministër. 

Ky vendim vjen pas një hetimi mbi pasurinë e familjes së tij mbi skandalin e “ Panama Papers”.

Hetimi ka zbuluar lidhje të fëmijëve të tij me kompanitë e fshehura  në ishull dhe akuza për evazion fiskal.

Të pesë gjyqtarët arritën një vendim unanim.

Sharif ka mohuar vazhdimisht akuzat. /SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco