‘Brexiti mund të ndalet’

‘Brexiti mund të ndalet’

05:08, 30/07/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, thotë se Brexiti mund të ndalet nëse Partia Laburiste kërkon – në zgjedhjet e ardhshme – të mos të largohet nga BE-ja ose të mbajë referendum për marrëveshjen e daljes së Britanisë së Madhe.

“Unë jam një optimist. Që të kemi kredibilitet në publik, duhet të kemi një ofertë manifesti nga ana laburistëve, që publiku të mos thotë: ‘Ngadalë, votuam për të dalë e tash po i drejtoni gishtat te ne’”, ka thënë ai për Guardian, transmeton Telegrafi. “Duhet ta themi bardhezi se çka do të bëjmë nëse fitojmë zgjedhjet parlamentare. Ne mund të trumbetojmë me rezultatet e referendumit duke pasë ofertë që thotë se si do të dalim nga BE apo se do të kemi referendum të dytë”.

Propozimi i tij mund të krijojë ndarje mes laburistëve. Kreu i partisë, Jeremy Corbyn, ka thënë se do të respektojë referendumin e vitit të kaluar për të lënë BE.

Por, Khan gjatë një takimi të ambasadorëve të BE-së tha se Brexiti do të ishte një pengesë për vet Londrën, pasi do të ishte “e palogjikshme të supozojmë se mund të kemi marrëveshje më të mirë ose një marrëveshje të mirë me BE-në teksa jemi jashtë BE-së”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco