Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 21-të e protestës - 'Rama jepe dorëheqjen deri më 21 qershor'

Pekini me agjendë të shkurtër, ministri gjerman shtyn udhëtimin në Kinë

Pekini me agjendë të shkurtër, ministri gjerman shtyn udhëtimin në Kinë

12:42, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul ka shtyrë një udhëtim në Kinë, i planifikuar fillimisht për javën e ardhshme, pasi Pekini kishte konfirmuar vetëm një takim përkatës, tha të premten një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme.

Ministri gjerman do të kishte qenë i pari që do të vizitonte Kinën që kur një qeveri e re e udhëhequr nga konservatorët mori drejtimin në Berlin në maj.

Fillimisht ai duhej të nisej të dielën dhe të zhvillonte takime të hënën dhe të martën, por deri më tani pala kineze kishte konfirmuar vetëm bisedimet me Ministrin e Jashtëm Wang Yi.

Më herët të premten, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze e kishte kritikuar ashpër Berlinin për qëndrimin e tij ndaj Tajvanit, duke thënë se thirrja për ruajtjen e ‘status quo-së’ në rajon pa hedhur poshtë pavarësinë e Tajvanit është e barabartë me mbështetjen e "aktiviteteve për pavarësinë e Tajvanit".

Wadephul e ka kritikuar vazhdimisht Pekinin për kërcënimin për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status quo-në në rajon, duke e kritikuar superfuqinë për atë që ai e përshkruan si politikën e saj gjithnjë e më agresive në Indo-Paqësor.

Megjithatë, fillimisht nuk ishte e qartë nëse qëndrimi i Wadephul ndaj Tajvanit, ishte arsyeja pse Pekini e mbajti agjendën të shkurtër.

Më herët të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, nuk komentoi mbi specifikat e vizitës së ministrit, kur ajo ishte ende e planifikuar të zhvillohej./ DPA News.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco