Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 21-të e protestës - 'Rama jepe dorëheqjen deri më 21 qershor'

Hunter Biden thotë se për pak 'u hodh në skenë' për t'u konfrontuar me Obamën

Hunter Biden thotë se për pak 'u hodh në skenë' për t'u konfrontuar me Obamën

11:04, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Hunter Biden u xhindos keqas me ish-presidentin Barack Obama kur ky i fundit e shoqëroi ish-presidentin Joe Biden jashtë skene gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh në vitin 2024, duke thënë se "e dinte që kjo do të bëhej meme."

Hunter Biden e ka rrëfyer zemërimin e tij për këtë episod në një nga intervistat që i ka dhënë Johnathan Karl të ABC-së për librin e këtij të fundit, me titullin "Hakmarrja: Donald Trump dhe fushata që ndryshoi Amerikën".

Karl zbuloi se reagimi i Hunter-it ndaj atij momenti që u bë viral ishte ai i një djali tepër të zhgënjyer nga mënyra se si publiku do ta perceptonte imazhin e Obamës duke ndihmuar Joe Biden-in, një kandidat presidencial që tashmë ishte nën lupë për shkak të moshës.

"Për pak u hodha në skenë dhe i thashë, 'Mos e bëj kurrë më të atë gjë me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Kurrë,'" i tha Hunter Biden Karlit.

"E dija që do të bëhej një meme," shtoi ai. "Kjo më zemëroi jashtë mase, jashtëzakonisht shumë."

Eventi për mbledhje fondesh i qershorit 2024, i mbajtur në Hollywood, mblodhi 28 milionë dollarë për fushatën e rizgjedhjes së Joe Biden-it. Kjo mbledhje rekord fondesh u zhvillua pak më shumë se një javë para debatit famëkeq të ish-presidentit, i cili u bë një nga faktorët kryesorë që çuan në tërheqjen e tij nga gara presidenciale e vitit 2024 dhe kandidimin e ish-zv/presidentes Kamala Harris kundër presidentit Donald Trump.

Libri i Karlit është më i fundit ndër disa rrëfime të profilit të lartë që janë publikuar javët e fundit dhe që detajojnë zhvillimet e brendshme të fushatës. Në shtator, Harris publikoi kujtimet e saj për fushatën me titull "107 Ditë", ku e përshkroi vendimin e Joe Biden-it për të kandiduar për rizgjedhje si një akt "papërgjegjshmërie." Libri i Karlit pritet të dalë në treg me 28 tetor. / Washington Examiner - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco