Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 21-të e protestës - 'Rama jepe dorëheqjen deri më 21 qershor'

Trump: Vlerësimet e sanksioneve kundër Rusisë do të bëhen brenda gjashtë muajsh

Trump: Vlerësimet e sanksioneve kundër Rusisë do të bëhen brenda gjashtë muajsh

08:10, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasojat e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së kundër Rusisë, të cilat u vendosën të mërkurën, do të shfaqen brenda gjashtë muajsh, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, këtë të premte. Advertisemnt -

Ai u pyet nga gazetarët të komentonte  fjalët e Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili u shpreh se sanksionet nuk do të ndikonin ndjeshëm në mirëqenien ekonomike të Rusisë, ku Tramp e komentoi këtë pjesë duke thënë se: “Jam i lumtur që ai mendon kështu. Kjo është mirë. Do t’ju njoftoj për këtë pas gjashtë muajsh. Le të shohim se si do të funksionojë gjithçka”, tha Trump.

Ndërkohë, Putin tha gjithashtu se sanksionet përfaqësojnë një akt armiqësor kundër Moskës, ky hap “nuk i forcon marrëdhëniet ruso-amerikane, të cilat sapo kanë filluar të rimëkëmben. Administrata amerikane vetëm sa dëmton marrëdhëniet dypalëshe me veprime të tilla”, deklaroi presidenti rus.

Të mërkurën, Thesari i SHBA-së përfshiu Rosneft dhe Lukoil, si dhe 34 degë të këtyre kompanive, në një paketë të re sanksionesh të SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco