Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Fqinji tentoi të digjte buburrecat, zjarri del jashtë kontrolli, një viktimë në Seul

Fqinji tentoi të digjte buburrecat, zjarri del jashtë kontrolli, një viktimë në Seul

22:36, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grua humbi jetën pas një zjarri të shkaktuar nga fqinji i saj që po përpiqej të digjte një buburrec. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të së hënës në një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin Osan, rreth 35 kilometra në jug të Seulit.

Një banor i një apartamenti përdori sprej të ndezshëm dhe një çakmak për të djegur insektin, por flakët u përhapën menjëherë, duke djegur shtratin dhe grumbuj mbeturinash brenda shtëpisë së saj. Zjarri u përhap shpejt në të gjithë ndërtesën.

Një çift jetonte në ndërtese me foshnjën e tyre dymuajshe nga paniku kërceu nga një dritare. Burri arriti të dilte vetë, por gruaja e tij ra në boshllëk ndërsa përpiqej të hidhej në ballkonin përballë. Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë nga plagët e saj pesë orë më vonë.

Gjithsej tetë persona pësuan probleme me frymëmarrjen nga thithja e tymit, ndërsa zjarri u vu nën kontroll brenda 40 minutash. Foshnja u shpëtua pa lëndime. Policia tha se personi që e vuri zjarrin mund të përballet me akuza për vrasje të paqëllimshme.

Departamentet lokale të zjarrfikësve i kanë paralajmëruar njerëzit të mos përdorin sprej ose flakë të ndezshme për të vrarë insektet, pasi kjo praktikë është bërë një trend i rrezikshëm në mediat sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco