Një numër i madh mbështetësish të partisë Fidesz të kryeministrit hungarez Viktor Orbán u mblodhën sot në Budapest për Marshimin e Paqes.Advertisement -
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Orban tha se Hungaria i thotë jo luftës dhe nuk do të vdesë për Ukrainën.
“Dita e Marshimit të Paqes në Budapest ka ardhur. Sot po i dërgojmë një mesazh të gjithë botës: Hungaria i thotë JO luftës! Ne nuk do të vdesim për Ukrainën. Nuk do t’i dërgojmë fëmijët tanë në thertore me urdhër të Brukselit”, tha Orbán para tubimit në Platformën X.
Ai më parë kishte postuar një video me dron në faqen e tij në Facebook, duke shkruar: “Marshimi i Paqes – Më i Madhi Gjithëkohë”.
“Majar Nemzet” raporton se njerëz nga e gjithë Hungaria mbërritën në Budapest, përfshirë një numër të madh të rinjsh.
© SYRI.net