Zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Brezion ka deklaruar ketë të mërkurë se Hamasi po rifiton kontrollin e Rripit të Gazës. Brezion pas mbledhjes së kabinetit qeveritar u shpreh se Hamasi po zhvillon një fushatë shtypjeje ndaj kundërshtarëve të saj, në një periudhë delikate për stablizimin e Gazës.
Ajo theksoi se është urgjente të zbatohet faza e dytë e armëpushimit. Sipas saj në këtë fazë duhen të jenë prioritet ndihmat humanitare, siguria dhe qeverisja. Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance këtë të mërkurë nga Jeruzalemi tha se çarmatosja e Hamasit dhe rindërtimi i Gazës do të jetë një detyrë shumë e vështirë.
© SYRI.net