Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

‘Nuk doja një takim të kotë’: Trump zbuloi pse po shtyn bisedimet me Putinin

‘Nuk doja një takim të kotë’: Trump zbuloi pse po shtyn bisedimet me Putinin

08:15, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Donald Trump ka thënë se nuk dëshiron një “takim të kotë” pasi planet për të zhvilluar bisedime ballë për ballë me presidentin rus Vladimir Putin rreth luftës në Ukrainë u pezulluan. Advertisment -

Presidenti amerikan la të kuptohej se refuzimi i Moskës për t’i dhënë fund luftimeve përgjatë vijës aktuale të frontit mbetet një pengesë kryesore, tha ai në komentet nga Shtëpia e Bardhë të martën.

Më parë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk kishte “plane” që Trump dhe Putin të takoheshin “në të ardhmen e afërt”, pasi Trump tha të enjten se të dy do të takoheshin në Budapest brenda dy javësh.

Dallimet kryesore midis propozimeve të SHBA-së dhe Rusisë për paqe janë bërë gjithnjë e më të qarta këtë javë, gjë që duket se ka shuar shpresat për mbajtjen e samitit, raporton BBC.

Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në Alaska në gusht, gjatë një samiti të organizuar me nxitim që nuk solli rezultate konkrete.

Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të shtyrë planet për një takim të dytë midis Trump dhe Putin mund të shihet si një përpjekje për të shmangur përsëritjen e një skenari të ngjashëm.

“Mendoj se rusët kërkuan shumë dhe amerikanëve iu bë e qartë se nuk do të kishte marrëveshje për Trumpin në Budapest”, tha një diplomat i lartë evropian për Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco