Drama e pengjeve drejt fundit? Izraelitët festojnë në Bregun Perëndimor

Drama e pengjeve drejt fundit? Izraelitët festojnë në Bregun Perëndimor

21:35, 21/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mijëra njerëz shpërthyen në duartrokitje të martën, 21 tetor, teksa Avinatan Or, 30 vjeç, doli me buzëqeshje nga furgoni që e çoi nga spitali në shtëpinë e prindërve të tij në një nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor.

Or u lirua javën e kaluar së bashku me 19 të tjerë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor në Gaza, me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

Teksa një tjetër peng që ka mbijetuar, Argamani, ishte shpëtuar në qershor 2024 gjatë një operacioni ushtarak në qendër të Gazës, Or u lirua vetëm më 14 tetor 2025 si pjesë e marrëveshjes së fundit.

Në një zhvillim paralel, ushtria izraelite njoftoi sot se Kryqi i Kuq ishte nisur drejt një pike takimi në jug të Gazës për të marrë trupat e disa pengjeve të pajeta.

Siç njofton ushtria izraelite, “Kryqi i Kuq është rrugës drejt pikës së takimit në jug të Gazës, ku do t’i dorëzohen disa arkivole me të vrarë”.

Deri më tani, krahu i armatosur i Hamasit ka njoftuar se do të kthejë trupat e dy të tjerëve si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco