Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Si ndodhi rrëzimi i aeroplanit që përfundoi në det pas uljes në Hong Kong?

Si ndodhi rrëzimi i aeroplanit që përfundoi në det pas uljes në Hong Kong?

15:36, 21/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy roje sigurie në aeroportin e Hong Kongut u vranë kur një avion komercial doli nga pista, goditi automjetin e tyre dhe e hodhi atë në det.

Sipas të , fluturimi i Emirates nga Dubai për në Kinë mbërriti në mesditë të së hënës (20/10) kur doli nga pista gjatë uljes, theu gardhin perimetrik dhe u përplas me automjetin e sigurisë së aeroportit, duke e shtyrë atë në ujë.

Punonjësit, të cilet ishin te moshës 30 dhe 41 vjeç, u nxorën pa ndjenja nga automjeti, i cili ndodhej pesë metra larg bregut dhe shtatë metra nën sipërfaqen e ujit. Ata u dërguan menjëherë në spital ku u shpallën të vdekur.

Aeroplani përfundoi gjithashtu në ujë, por të katër anëtarët e ekuipazhit mbijetuan.

Autoritetet po hetojnë shkakun e rrëzimit, i cili është një nga aksidentet ajrore më vdekjeprurëse në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut në vitet e fundit.

Hetimi do të përqendrohet në pyetjet e papërgjigjura në lidhje me rrugën e uljes së aeroplanit. Moti, kushtet e pistës, avioni dhe ekuipazhi i tij do të ekzaminohen si pjesë e hetimit, thanë autoritetet.

Aeroporti i Hong Kongut njoftoi se të paktën 11 fluturime komerciale që fillimisht ishin planifikuar të mbërrinin në aeroport të hënën janë anuluar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco