U largua për korrupsion, vëllai pretendon t'i zërë vendin ish-kryeministrit të dorëhequr

U largua për korrupsion, vëllai pretendon t'i zërë vendin ish-kryeministrit të dorëhequr

14:48, 29/07/2017
A+ Aa A-

Partia qeverisëse e Pakistanit do të shpallë sot emrin e saj për kryeministrin e ri të vendit, pasardhësin e Nawaz Sharif, i cili dha dorëheqjen pasi Gjykata e Lartë urdhëroi largimin e tij për shkak të akuzave për korrupsion.

Partia në pushtet ”Lidhja Myslimane Pakistaneze” (PML-N) e ish-kryeministrit, Sharif është planifikuar të mblidhet në orën 16:00  (11:00 GMT).

Media lokale ka njoftuar emrat e disa anëtarëve të lartë të partisë, përfshirë Shahbazin, vëllain më të vogël të Sharifit.

Aktualisht, Shahbaz Sharif shërben si kryeministër i provincës Punjab.

“Vendimi do të njoftohet pas takimit të partisë parlamentare në mbrëmje”, tha ish-ministri i Naftës, Shahaid Khaqan Abbasi, i përfshirë në listën për të qënë si kryeministri i ardhshëm i vendit.

Pas shpalljes së kryeministrit, presidenti do të zhvillojë një takim me Asamblenë Kombëtare për të emëruar zyrtarisht kryeministrin e ri, raporton "ata".

Sharif u detyrua të dorëhiqej nga detyra e kryeministrit pasi Gjykata e Lartë vendosi largimin e tij lidhur me akuzat e korrupsionit lidhur me akuzat për korrupsion të botuara vitin e kaluar nga “Panama Papers”.

“Sharif nuk do të  zgjidhet më anëtar i parlamentit të Pakistanit”, tha gjykata dje gjatë marrjes së vendimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco