Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Pse Hungaria? Medlir Mema zbardh strategjinë e takimit Putin-Trump

21:11, 19/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Takimi i planifikuar mes presidentëve Putin dhe Trump në Hungari ka ngritur shumë pyetje, por analiza e ekspertëve zbulon një logjikë të ftohtë strategjike pas çdo detaji. Zgjedhja e Hungarisë nuk është e rastësishme. Së pari, qeveria e Viktor Orbanit ka mbajtur një qëndrim më miqësor ndaj Rusisë dhe, më e rëndësishmja, ka dhënë garanci se nuk do të ekzekutojë urdhër-arrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Putinit, duke e bërë atë një territor të sigurt për presidentin rus.

Megjithatë, afrimi i këtij takimi fsheh një model të përsëritur.

I ftuar në SYRI i BOTËSSYRI TV me Dori Daka, profesori Medlir Mema, theksoi se telefonatat dhe propozimet për samite nga ana e Putinit vijnë pothuajse gjithmonë në një moment kyç: kur administrata amerikane është në prag të miratimit të dërgimit të armatimeve të rënda dhe me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën. Ky model sugjeron se takimet janë një manovër diplomatike nga ana e Putinit. Duke ofruar dialog dhe duke krijuar pritshmëri për një zgjidhje paqësore, ai arrin të bindë palën amerikane të tërhiqet përkohësisht nga premtimet për armatime, duke fituar kështu kohë të çmuar dhe duke e mbajtur konfliktin në një nivel të menaxhueshëm për Rusinë. Në këtë 'lojë shahu' gjeopolitike, diplomacia përdoret si një armë për të vonuar dhe për të ndikuar vendimet ushtarake të kundërshtarit.

Intervista në studio:

Daka: Ka ende koka të ftohta, kemi një tjetër vend takim mes presidentit Putin dhe presidentit Trump, këtë herë është Hungaria. "Në vijim të takimit në Anchorix të Alaskës dy muaj më parë, pas një bisede të gjatë telefonike, që është konsideruar nga të dy palët si e frutshme dhe interesante, pse është zgjedhur Hungaria, sipas jush, është vendi parë ku Putin do të shkelë në Europë, pra vend anëtar i Bashkimit Europian me një marrëdhënie jo shumë miqësore me Brukselin dhe çfarë pritet nga kjo marrëveshje dhe në një detaj nga telefonata apo e themi nga pritshmëritë e analistëve në vijim të lajmit për këtë marrëveshje, atëherë pse Hungaria është e qartë.

Mema: Së pari ose do të ishte në në Rusi ose do të ishte në Shtetet e Bashkuara, nëse nuk mund të jetë në këto dy vende, do të jetë në një vend tjetër, vend i tretë i cili nuk do ta dorëzojë dhe arrestojë dhe dorëzojë zotin Putin për krimin ndaj njerëzimit, sepse ka një urdhër arresti nga gjykata Ndërkombëtare penale edhe Hungaria ka bërë të qartë që nuk do ta ekzekutojë një urdhër arrestit të tij dhe i ka dhënë garanci zotit Putin, Hungaria prej një kohe shumë të gjatë ka qenë siç thatë dhe ju. "Jo partizan, por mbështetës i një dialogu të hapur me rusët, ka një lloj simpatie midis këtyre vendeve, Hungaria dëshiron që të evitojë luftën konfliktin tërësisht me humbjet e jetëve të hungarezëve në rast se do të ketë një mobilizim, pra kujdeset për le të themi, sigurisht siç thamë për interesat personale për apo ta paragjykojmë Orbanin për këtë le të themi kujdesje për shtetasit, unë nuk më intereson të flas për emra të përvetshëm, sepse unë shikoj interesa kombëtare, nuk shikoj interesa personale individuale, sigurisht Orbani..." ka ndoshta ka atë mënyrën e vetë të udhëheqjes autoritarianë të stilit putineskë apo të stilit Erdogan, por për mua nuk më intereson, unë mendoj që Hungaria në përgjithësi shikon interesat e veta aty ku është në këtë rajon dhe si e tillë e shikon që është në interes të Hungarisë për të mos përfshirë një luftë rajonale mos të themi globale dhe kështu që për mua është normale ajo që kërkon ai, Polonia sigurisht ka kërkesa të tjera sepse është aty ku është e është më e cënuar nga çdo tjetër, kështu që ka një ton tjetër retorik tjetër ndaj Rusisë, pra pse Hungaria. Se siç thashë Hungaria nuk do ta dorëzojë zotin Putin aty, sigurisht ka qenë gjithashtu një urë komunikimi midis Rusisë dhe Perëndimit për një kohë shumë të gjatë, kështu që Hungaria është një favor, kam përshtypjen që i bëhet Putinit në këtë rast, patjetër që po, për një arsye tjetër, sepse pse ndodhi pikërisht dje telefonata e zotit Putin dhe zotit Trump, thjeshtë duhet të dimë se çfarë po ndodhë sot, çfarë po ndodhë sot, sot do të kemi një takim midis Zelenskit dhe zotit Trump, e, le të kujtojmë dhe njëherë tjetër, pse pikërisht në gusht u bë takimi midis Zotit Trump dhe zotit Putin sepse zoti Trump kishte dhënë 12 ditë afat për të për të krijuar armpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, përndryshe do t'i jepte armatime të rënda Ukrainës. "Pse në maj Zoti Putin përsëri foli në telefon me zoti Trump, por edhe pse e ftoi të deleguarin e posatshëm për Rusinë dhe Ukrainën në Kremlin, sepse pikërisht zoti Trump kishte paralajmëruar dhënien e armatimeve të rënda të Ukrainës, sa herë që zoti Putin e ngre kokën e tij dhe bën një teleforatë me zotin Trump dhe pastaj bien dakort për një samit të ardhshëm ndodh sepse zoti zoti Trump ka pasur dhe do të ketë diskutime me Ukrainën, i premton armatimet të rënda në këtë rast. Raketat Tomahok të cila arrijnë kanë rreze deri në deri në Moskë 500 km dhe përtej dhe në çdo rast zoti Putin ka aftësinë të bindë zotin Trump që, dëgjo se unë jam partner për paqen le të takohemi flasim ballë përballë le të bëjmë një marrëveshje biznesi marrëveshje ekonomike e të tjerë e të tjerë që i bën mirë dhe Amerikës dhe Rusisë dhe ndërkohë zoti Trump pastaj tërhiqet nga premtimi për dhënien e armëtimeve të rënda për Ukrainën, pra është shumë e qartë pse e kemi pikërisht në këtë moment dhe pse pikërisht këtu është sepse zoti Putin dëshiron që zoti Trump të mos i japë Ukrainës armatimet e rënda që rrezikojnë Shën Petersburg po mendoni që është le të themi kërcënimi dhe frika që e bëjnë zotin Putin të ulet në tryezën e bisedimit një lloj presioni gjithsesi është presion sigurisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco