Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës italiane

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës italiane

21:50, 18/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një përplasje e ashpër politike ka nisur mes sekretares së Partisë Demokratike të qendrës së majtë në Itali, Elly Schlein, dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Gjatë fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane që po mbahet në Amsterdam, Schlein deklaroi se “në Itali, që nga ardhja në pushtet e ekstremit të djathtë, liria dhe demokracia janë në rrezik”. Ajo shtoi gjithashtu se “javën e kaluar, në Firence, kryeministrja italiane tha se opozita është më e keqe se Hamasi”.

Schlein shprehu solidaritetin e saj edhe për gazetarin e televizionit publik Rai, Sigfrido Ranucci, i cili sipas saj, u përball me një “sulm të rëndë” një ditë më parë.

Kryeministrja Meloni reagoi menjëherë përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), duke e cilësuar deklaratën e Schlein si “delirante”.

“Turp, Elly Schlein, që udhëton dhe përhap gënjeshtra, duke hedhur hije të papranueshme mbi kombin që, si anëtare e parlamentit dhe lidere partie duhet ta përfaqësosh dhe ta mbështesësh”, shkroi Meloni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco