Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 21-të e protestës - 'Rama jepe dorëheqjen deri më 21 qershor'

Takimi Trump-Zelensky/ Merz: Tani na duhet një plan paqeje për Ukrainën!

Takimi Trump-Zelensky/ Merz: Tani na duhet një plan paqeje për Ukrainën!

14:56, 18/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

"Tani Ukrainës i duhet një plan paqeje."

Kancelari gjerman Friedrich Merz e bwri deklaratën pas telefonatës me Volodymyr Zelensky, në të cilën morën pjesë edhe Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri britanik Keir Starmer, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe krerët e institucioneve të BE-së, Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen.

Pas takimit midis Zelensky dhe Trump, Merz dhe partnerët e tij evropianë, "mirëpritën bashkëpunimin transatlantik" dhe përsëritën "urgjencën e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", duke u zotuar të zgjerojnë mbështetjen për Kievin dhe të "rrisin presionin" mbi Moskën, raporton ANSA.

Sakaq, Rusia rinovoi sulmet e saj ndaj furnizimit me energji të Ukrainës gjatë natës deri të shtunën, pas bisedimeve në Uashington midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që synonin t'i jepnin fund luftës.

Rusia kreu më shumë se 10 sulme ajrore në Chuhuiv në rajonin lindor të Kharkiv të Ukrainës, postoi në Facebook kryetarja e bashkisë Halyna Minayeva.

Pothuajse të gjitha lagjet e qytetit janë paralizuar, shkroi Minayeva. Furnizuesit e energjisë do të jenë në gjendje të fillojnë rikthimin e energjisë vetëm pasi vendet e shpërthimeve të jenë ekzaminuar plotësisht.

Guvernatori i rajonit Zaporizhzhya në Ukrainën juglindore, Ivan Fedorov, raportoi gjithashtu zjarre si pasojë e sulmeve ruse. Ai tha se askush nuk u lëndua.

Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, Rusia sulmoi fqinjin e saj gjatë natës me 164 dronë të mbushur me eksploziv. Nga këta, 136 u zmbrapsën, me 27 goditje të regjistruara në 12 lokacione.

Sulmet e fundit erdhën menjëherë pasi Trump dhe Zelensky zhvilluan bisedime në Uashington të premten. Udhëheqësi amerikan më vonë i kërkoi Rusisë dhe Ukrainës të ndërpresin menjëherë luftimet, duke thënë se ishte derdhur mjaftueshëm gjak.

"Ata duhet të ndalen aty ku janë", shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Megjithatë, të dyja palët thuhet se vazhduan të sulmonin nga ajri.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë raportoi se kishte rrëzuar 41 dronë ukrainas mbi territorin rus dhe Detin e Zi, përfshirë tre mbi rajonin e Moskës.

Sipas autoritetit të aviacionit Rosaviatsiya, kufizimet u vendosën në nëntë aeroporte në Rusi për arsye sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco