Një zjarr shpërtheu në seksionin e ngarkesave të Aeroportit Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, të shtunën, duke detyruar pezullimin e të gjitha fluturimeve, raportijnë mediat lokale.
Tridhjetë e gjashtë njësi zjarrfikëse po punojnë tashmë për të shuar flakët, tha Talha Bin Zasim, një oficer në Selinë e Medias së Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Mbrojtjes Civile, shtoi raporti.
#WATCH | A fire breaks out at the cargo terminal of Hazrat Shahjalal International Airport in Dhaka, Bangladesh. All flights suspended. More details awaited.
— ANI (@ANI) October 18, 2025
Visuals from the area. pic.twitter.com/ZHnvYFAxnR
"Të gjithë avionët tanë janë konfirmuar të sigurt. Do të ofrohen përditësime të mëtejshme ndërsa situata zhvillohet", raportoi gazeta, duke cituar një zëdhënës të aeroportit.
Menjëherë pas incidentit, ekipet e zjarrfikëses të aeroportit, njësia e zjarrfikësve të forcave ajrore të Bangladeshit dhe agjenci të tjera përkatëse, mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën një operacion të koordinuar për të vënën zjarrin nën kontroll.
© SYRI.net