Marina Amerikane ka shpëtuar dy të mbijetuar nga një sulm ushtarak amerikan ndaj një anijeje gjysmë-nëndetëse të dyshuar për kontrabandë droge në Detin e Karaibeve të enjten, dhe po i mban ata në bordin e një anijeje të Marinës.
Sipas zyrtarëve, Marina, për momentin, po mban dy të burgosur në bordin e një anijeje luftarake në ujëra ndërkombëtare, duke shënuar herën e parë që kryen një veprim të tillë.
Sulmi i fundit, i cili ndodhi të enjten, vrau dy persona të tjerë në bordin e anijes, ku ishin edhe dy të mbijetuarit.
Një helikopter kërkim-shpëtimi i Marinës nxori dy të mbijetuarit dhe i transportoi ata në njërën nga tetë anijet luftarake të Marinës që ishin dërguar në rajon.
“Ne sulmuam një nëndetëse dhe ajo ishte një nëndetëse që transportonte drogë, e ndërtuar posaçërisht për transportimin e sasive të mëdha droge. Vetëm që ta kuptoni, ky nuk ishte një grup njerëzish të pafajshëm. Nuk njoh shumë njerëz që kanë nëndetëse”, është shprehur Trump.
Që nga fillimi i shtatorit, ushtria amerikane ka sulmuar të paktën gjashtë anije për të cilat administrata Trump ka thënë, se transportonin drogë. Pesë të parat ishin motoskafe dhe sulmi më i fundit kishte në shënjestër një anije nëndetëse.
Pesë sulmet që Trump ka pranuar se vranë 27 persona, numri i të vdekurve tani ka arritur të paktën 29.
© SYRI.net