Lajmi i fundit

LIVE/ Shqiptarët protestë masive në Hamburg: Rama jepe dorëheqjen

'Ndërpritni financimin': Ted Cruz shënjestron burimin e fondeve pas protestave 'No Kings'

'Ndërpritni financimin': Ted Cruz shënjestron burimin e fondeve pas protestave 'No Kings'

15:40, 17/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ted Cruz po kritikon ashpër protestat "No Kings" dhe po sulmon ata që, sipas tij, qëndrojnë pas tyre.

"Ndiqni paratë. Ndërpritni financimin," tha Cruz gjatë një daljeje në Fox News të mërkurën. "Kur sheh tubimet 'No Kings', ka prova të konsiderueshme që George Sorosi dhe rrjeti i tij janë pas financimit të këtyre protestave, të cilat shumë lehtë mund të shndërrohen në trazira."

Sorosi është i njohur si një donator i madh progresist, që ka dhënë kontribute për ish-presidentët Barack Obama dhe Joe Biden, si edhe për fushatën presidenciale të Hillary Clinton-it.

Senatori nga Teksasi foli për një projektligj që ai ka paraqitur, i cili do t'i lejonte Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së të përdorë Ligjin RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act) për të ndjekur penalisht financimet që, sipas tij, qëndrojnë pas protestave "No Kings" anembanë vendit.

Cruz i vendosi tubimet "No Kings" në të njëjtin grup me ato që i përshkroi si "protesta antisemite" në kampuset universitare dhe "protesta pro-kufijve të hapur" në qytete si Los Anxheles.

"Kushdo që mbështet trazirat dhe dhunën," tha Cruz. Ai pretendoi se "më shumë se 200 grupe të majta" janë pas këtyre tubimeve "No Kings".

Protesta nën sloganin "No Kings" janë planifikuar në qytetet kryesore këtë fundjavë, përfshirë të gjithë zonën e Houston-it. Mijëra vetë pritet të marrin pjesë në demonstratat kundër Trump-it.

Cruz tha se u ka bërë thirrje prokurores amerikane Pam Bondi dhe drejtorit të FBI-së Kash Patel që të ndjekin penalisht këto grupe. / Chron - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco