Aktorja e njohur franceze dhe aktivistja për të drejtat e kafshëve, Brigitte Bardot, 91 vjeçe, është shtruar në spital prej tre javësh për shkak të problemeve serioze shëndetësore.
Sipas mediave franceze, ajo po trajtohet në një spital privat në Toulon, në jug të Francës, jo shumë larg rezidencës së saj në Saint-Tropez.
Bardot raportohet se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale si pjesë e trajtimit të një sëmundjeje të rëndë. Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se ajo pritet të dalë nga spitali në ditët në vijim, megjithëse gjendja e saj mbetet shqetësuese.
Lajmi ka ngjallur reagime të shumta në Francë, ku Bardot gëzon popullaritet të jashtëzakonshëm për karrierën e saj dhe angazhimin e gjatë në mbrojtje të kafshëve.
© SYRI.net