Zyrtarë të lartë ukrainas në SHBA përpara takimit të Zelenskyt me Trump: Priten vendime konkrete

Zyrtarë të lartë ukrainas në SHBA përpara takimit të Zelenskyt me Trump: Priten vendime konkrete

20:48, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fakti që Trump po flet për një takim mes këshilltarëve të lartë amerikanë dhe rusë javën e ardhshme ngre kureshtje, dhe vjen pas një serie takimesh në Uashington DC që përfshinë zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas ditët e fundit.

Me Zelenskyn që pritet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë nesër, një ekip ukrainas ka nisur tashmë përgatitjet, udhëhequr nga kreu i zyrës presidenciale, Andriy Yermak.

Ukrainasit e shpëtojnë se ky është një moment vendimtar pas tre e gjysëm vitesh lufte. Yermak deklaroi sot se po punohet për “përkufizim të prioriteteve kyçe dhe fushave të fokusit” dhe shpreson për “vendime konkrete nesër”.

Bashkë me Yermakun në SHBA janë Kryeministrja Yulia Svyrydenko, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes Rustem Umerov, ambasadorja Olga Stefanishyna dhe zv/ministrja e Jashtme Serhiy Kyslytsya.

Dje, ata takuan këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Trump, Marco Rubio, dhe Yermak tha se diskutuam për vizionin që Trump mund të ketë për Ukrainën, të ngjashëm me marrëveshjen e tij të paqes në Lindjen e Mesme. Sot ata takuan përfaqësuesin e Trump për Ukrainën, Gjeneralin Keith Kellogg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco