Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Rumania mbyll shkollat ​​dhe ndërton diga përpara stuhisë

Rumania mbyll shkollat ​​dhe ndërton diga përpara stuhisë

18:22, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet rumune kanë njoftuar mbylljen e qindra shkollave në Bukuresht, si dhe në rajonet jugore e juglindore të vendit, për shkak të një “Alarmi të Kuq për Motin” që pritet të hyjë në fuqi nga sonte.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit, reshjet pritet të jenë jashtëzakonisht të dendura, duke arritur 80 deri në 100 litra për metër katror, ndërsa në disa zona mund të shkojnë deri në 140 litra. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet gjatë periudhës së alarmit.

Në disa vendbanime malore dhe në lugina janë duke u përgatitur diga të improvizuara me thasë me rërë për të parandaluar përmbytjet. Kujtojmë se gjatë verës, tre persona humbën jetën në verilindje të Rumanisë si pasojë e përmbytjeve, ndërsa javën e kaluar katër persona vdiqën në Bullgarinë fqinje pas shirave të rrëmbyeshëm në bregdetin e Detit të Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco