Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Doli për një shëtitje dhe e fiku telefonin: Fituesi i Çmimit Nobel për mjekësi e mësoi për çmimin vetëm pas 12 orësh

Doli për një shëtitje dhe e fiku telefonin: Fituesi i Çmimit Nobel për mjekësi e mësoi për çmimin vetëm pas 12 orësh

17:43, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studiuesi amerikan Fred Ramsdell, një nga tre fituesit e Çmimit Nobel për Mjekësi 2025, e mori vesh lajmin për çmimin 12 orë me vonesë – për shkak se telefoni i tij ishte në modalitetin e fluturimit gjatë një ecjeje në natyrë.

Në një intervistë për The New York Times, Ramsdell tregoi se ndodhej në veriperëndim të SHBA-së, në një zonë pa mbulim rrjeti, ndërsa organizatorët e Nobelit, mediat dhe miqtë përpiqeshin më kot ta kontaktonin. Lajmin e mësoi nga bashkëshortja e tij, e cila pa mesazhet sapo telefoni i saj rifitoi sinjalin.

“Po shijoja një ecje trejavore në malet e Idaho-s, Wyoming-ut dhe Montanës, pa lidhje me botën. Ishte surprizë e jashtëzakonshme,” – tha Ramsdell për agjencinë AFP.

Pas marrjes së lajmit, ai tentoi të telefononte sekretarin e përgjithshëm të Komitetit të Nobelit, Thomas Perlman, por për shkak të diferencës kohore në Suedi, arritën të flisnin vetëm mëngjesin e ditës tjetër.

Ramsdell, 64 vjeç, është këshilltar shkencor në Sonoma Biotherapeutics në San Francisko. Ai ndan çmimin me Mary E. Brunkow dhe Shimon Sakaguchi, për zbulimet mbi “imunotolerancën periferike” – mekanizmin që ndihmon trupin të parandalojë sulmet e sistemit imunitar ndaj vetvetes, duke shmangur sëmundjet autoimune dhe alergjitë.

Fituesit do të ndajnë një çek prej 11 milionë kronash suedeze (rreth një milion euro), së bashku me medaljet e arta dhe diplomat e Nobelit.

Ramsdell u shpreh se ndihet “i nderuar dhe mirënjohës” për këtë vlerësim dhe mezi pret ta ndajë suksesin me kolegët e tij shkencëtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco