Shirat e rrëmbyeshëm në Nepal kanë shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje që kanë bllokuar rrugët, kanë rrëzuar urat dhe kanë vrarë të paktën 22 persona në 36 orët e fundit, thanë sot zyrtarët lokalë.
“Tetëmbëdhjetë persona vdiqën në rrëshqitje të ndryshme të dheut në distriktin Ilam në lindje, i cili kufizohet me Indinë. Tre persona vdiqën në Nepalin jugor pas një goditjeje nga rrufeja dhe një person vdiq në përmbytjet në distriktin Udayapur , gjithashtu në Nepalin lindor”, tha zëdhënësi i policisë Binod Ghimire, sipas Reuters.
Autoritetet njoftuan se njëmbëdhjetë persona u rrëmbyen nga përmbytjet dhe janë të zhdukur që nga e shtuna.
“Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar”, tha Shanti Mahat, zëdhënëse e Autoritetit Kombëtar të Reduktimit dhe Menaxhimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë (NDRRMA).
Disa autostrada u bllokuan nga rrëshqitjet e dheut ose u përmbytën nga përmbytjet, duke lënë qindra udhëtarë të bllokuar, thanë autoritetet.
© SYRI.net