Plani i paqes/ Trump: Izraeli pranoi planin fillestar për tërheqjen e trupave

Plani i paqes/ Trump: Izraeli pranoi planin fillestar për tërheqjen e trupave

22:55, 04/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar në platformën e tij Truth Social se Izraeli “ka rënë dakord me vijën fillestare të tërheqjes”.

Kjo i referohet, sipas tij tërheqjes së trupave izraelite të shënuara në një hartë të publikuar së bashku me planin amerikan me 20 pika për paqen – një kopje e së cilës është shpërndarë më herët.

Trump shton se sapo Hamasi të konfirmojë, armëpushimi do të hyjë “MENJËHERË në fuqi”.

“Do të nisë shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve, dhe do të krijojmë kushtet për fazën tjetër të tërheqjes”, shkruan ai.

Nëse plani i paqes respekton kufijtë e shënuar në hartën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, tërheqja ushtarake fillestare do të linte rreth 55% të Gazës ende të pushtuar,   vlerëson BBC.

Ende nuk ka një reagim nga Izraeli për tërheqjen e forcave të tij. Ndërkohë, kujtojmë se ekipet negociatore të Izraelit dhe Hamasit po përgatiten të udhëtojnë drejt Egjiptit ku të hënën pritet të nisin negociatat. 

Lexo dhe: Të hënën nisin negociatat! Netanyahu: Hamas do të çarmatoset, shpresoj të njoftoj lirimin e pengjeve në ditët në vijim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco