Shpërthejnë protestat në Gjeorgji/ Protestuesit përpiqen të hyjnë pallatin presidencial në Tbilisi

Shpërthejnë protestat në Gjeorgji/ Protestuesit përpiqen të hyjnë pallatin presidencial në Tbilisi

20:28, 04/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Gjeorgjisë përdori sprej piperi dhe ujë kundër protestuesve që tentuan të hyjnë në pallatin presidencial në Tbilisi mbrëmjen e sotme, pak para se të mbylleshin kutitë e votimit për zgjedhjet vendore.

Mijëra persona dolën nëpër rrugë pas thirrjeve të partive opozitare për protesta të mëdha kundër partisë në pushtet, 'Ëndrra Gjeorgjiane' (Georgian Dream) në ditën e zgjedhjeve lokale.

Një grup protestuesish u përpoqën të hynin në pallatin presidencial, pas thirrjeve të disa figurave opozitare për një “revolucion paqësor” kundër partisë në pushtet të cilën ata e akuzojnë si pro-ruse dhe autoritare. 

Qëllimi i tyre është t’i rikthejnë protestat ditore që kanë nisur vitin e kaluar, pas shkeljeve të dyshuara në zgjedhjet parlamentare dhe vendimit të Qeverisë për t’i ndalur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Si nisi protesta
Protesta u zhvillua sot (4 tetor) të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale, të cilat opozita po i bojkoton gjerësisht pas një goditjeje nga qeveria. Një nga organizatorët kishte kërkuar më parë arrestimin e liderëve të partisë Georgian Dream.

Turmat nisën të mblidhen pak pasi kishte nisur procesi i votimit më 4 tetor, dhe disa organizatorë thanë se qëllimi tyre ishte “përmbysja paqësore e Qeverisë”. 

Disa dhjetëra mijëra protestues marshuan në qendër të Tbilisit duke valëvitur flamuj gjeorgjianë dhe të BE-së.  


Rreth orës 19:00 demonstruesit marshuan më pas drejt pallatit presidencial dhe përpoqën të hynin në kompleks, duke detyruar policinë  të përdorte spraj piperi dhe ujë për ti shpërndarë.Një nga organizatorët, tenori operistik Paata Burchuladze, lexoi një deklaratë ku u kërkonte punonjësve të ministrisë së punëve të brendshme të respektonin vullnetin e popullit dhe të arrestonin menjëherë gjashtë figura të larta nga partia Georgian Dream.

 

 

Gjeorgjia ndodhet në krizë që kur partia qeverisëse  'Ëndrra Gjeorgjiane' shpalli fitore në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, të cilat opozita pro-perëndimore e vendit i konsideron të vjedhura. 

Pas këtyre zgjedhjeve,  'Ëndrra Gjeorgjiane' pezulloi bisedimet e Gjeorgjisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke ndërprerë papritur një qëllim kombëtar që mbante prej kohësh. Demonstrata e sotme pason një goditje ndaj aktivistëve, mediave të pavarura dhe opozitës politike në muajt e fundit, me shumicën e liderëve të opozitës pro-perëndimore tani pas hekurave, shkruan BBC. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco