Mbytet anija me emigrantë, 7 të vdekur, 2 të tjerë ndërruan jetë pas shpëtimit

Mbytet anija me emigrantë, 7 të vdekur, 2 të tjerë ndërruan jetë pas shpëtimit

19:48, 04/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tragjedi e re u regjistrua në Kanalin e Sicilisë, ku sipas dëshmive të 34 emigrantëve të shpëtuar nga organizata SOS Humanity, shtatë persona humbën jetën në det.

Gjatë natës, dy të tjerë ndërruan jetë në bordin e anijes Humanity 1, e cila kishte marrë emigrantët e shpëtuar dhe po drejtohej drejt Porto Empedocle.

Autoritetet italiane kishin caktuar fillimisht Portin e Barit për të zbritur të mbijetuarit, por organizata humanitare denoncoi se vendimi ishte jo vetëm shkelje e së drejtës detare, por edhe veprim jo human.

Ngjarja ndodhi një ditë pas 12-vjetorit të tragjedisë së 3 tetorit 2013 në Lampedusa, ku humbën jetën 368 emigrantë, duke rikujtuar rrezikun e vazhdueshëm të kalimeve të paligjshme në Mesdhe.

Ky incident rikthen vëmendjen ndaj krizës humanitare të emigrantëve dhe rrezikut të lartë që ata përballen gjatë udhëtimeve detare, ndërsa organizatat humanitare kërkojnë masa më të sigurta dhe koordinim më të mirë për shpëtimin dhe mbrojtjen e jetëve në det.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco