Lajmi i fundit

EMRI/ Po hidhte mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë

Hamasi pranoi të lirojë pengjet/ Netanyahu pezullon operacionin në Gaza pas thirrjes së Trump për ndalimin e bombardimeve

Hamasi pranoi të lirojë pengjet/ Netanyahu pezullon operacionin në Gaza pas thirrjes së Trump për ndalimin e bombardimeve

08:55, 04/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Hamasi deklaroi se ishte gati për negociata të menjëhershme për të liruar pengjet izraelite të mbajtura në Rripin e Gazës dhe për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare atje, duke iu përgjigjur planit të propozuar nga Donald Trump.

Në këtë mënyrë, presidenti amerikan i bëri thirrje Izraelit të “ndalojë menjëherë bombardimet”.

Reagimi i qeverisë izraelite ishte pozitive duke thënë se ishte gati për “zbatimin e menjëhershëm” të fazës së parë të planit me “lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”.

Pas këtyre zhvillimeve, udhëheqja politike izraelite urdhëroi ushtrinë të ngrinte operacionin për të pushtuar Qytetin e Gazës dhe të reduktonte operacionet ushtarake në enklavën palestineze në minimum, raportuan raportet e mediave izraelite dhe ato amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco