Lajmi i fundit

EMRI/ Po hidhte mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë

Skepticizmi i Hamas për Planin e Paqes – Trump telefonon Erdogan, Gaza, agjenda kryesore

Skepticizmi i Hamas për Planin e Paqes – Trump telefonon Erdogan, Gaza, agjenda kryesore

19:57, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa Hamas është skeptik për Planin e Paqes, i dakordësuar mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë,  një tjetër lëvizje ka ardhur nga  kreu i Zyrës Ovale dhe Turqia.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi këtë të premte një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, me kërkesë të këtij të fundit. Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe SHBA-së, si dhe situata në Gaza.

Presidenti deklaroi se Turqia po bën përpjekje intensive për të siguruar paqen dhe qetësinë në të gjithë rajonin, veçanërisht në Gaza, dhe se mirëpret iniciativat drejt këtij qëllimi.

Presidenti Erdoğan theksoi se Turqia ka përshpejtuar kontaktet e saj diplomatike për paqen, se ajo do të vazhdojë të kontribuojë në vizionin e paqes globale dhe se ndërprerja e sulmeve të Izraelit është thelbësore për suksesin e nismave që synojnë vendosjen e paqes në rajon.

Gjatë takimit, Presidenti Erdoğan deklaroi se vizita e tyre në Uashington i kishte forcuar më tej marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe se ishte e rëndësishme të ndërmerren hapa për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes./ CNN Turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco