Lajmi i fundit

EMRI/ Po hidhte mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike, fokusi kryesor tek Gaza

Trump dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike, fokusi kryesor tek Gaza

18:11, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk Reccep tayip Erdogan, ku në fokus të diskutimit ishte situata e përshkallëzuar në Rripin e Gazës.

Sipas njoftimit zyrtar nga zyra e presidencës turke, Erdogan i tha Trump-it se vizita e tij e fundit në Uashington, më 25 shtator, shërbeu për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Erdogan është shprehur se Turqia mirëpret çdo nismë për paqen në nivel rajonal, por ka theksuar se ndalimi i sulmeve nga Izraeli është thelbësor për suksesin e këtyre përpjekjeve.

“Turqia ka intensifikuar përpjekjet e saj diplomatike për paqe dhe do të vazhdojë të kontribuojë në perspektivën globale të stabilitetit,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Gjatë bisedës, dy liderët diskutuan edhe mbi marrëdhëniet dypalëshe Turqi–SHBA dhe u ra dakord për domosdoshmërinë e bashkëpunimit më të ngushtë në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco