Përplasje e frikshme e dy avionëve, njërit prej tyre i këputet krahu

Përplasje e frikshme e dy avionëve, njërit prej tyre i këputet krahu

09:17, 02/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy aeroplanë pasagjerësh të Delta Airlines janë përplasur në aeroportin LaGuardia në New York City,  në një aksident të tmerrshëm që ia këputi krahun njërit prej tyre.

Avionët rajonalë CRJ-900, të operuar nga dega e Delta-s, Endeavor Air, po lëviznin me shpejtësi të ulët kur u përplasën me njëri-tjetrin rreth orës 21:56 të mërkurën.

Vetëm një person në bord, një asistente fluturimi, u plagos në përplasjen e frikshme, pavarësisht pamjeve që tregonin se krahu i njërit prej avionit ishte thyer.

Të 85 pasagjerët në të dy aeroplanët u detyruan të zbrisnin nga aeroplanët dhe të prisnin për t'u transferuar në fluturime të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco