Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 21-të e protestës - 'Rama jepe dorëheqjen deri më 21 qershor'

Kryeministri i Katarit: Plani i Trump për Gazën ka pika që kërkojnë sqarim dhe negociata, por mund të sjellë përfundim të luftës

Kryeministri i Katarit: Plani i Trump për Gazën ka pika që kërkojnë sqarim dhe negociata, por mund të sjellë përfundim të luftës

19:09, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Disa pika në planin e Trump për Gazën kanë nevojë për sqarim dhe negociata, tha për Al Jazeera kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al-Thani, duke shprehur shpresën se të gjitha palët do ta “shqyrtojnë planin në një frymë konstruktive dhe do ta shfrytëzojnë mundësinë për t’i dhënë fund luftës”.

“Ne i shpjeguam Hamasit gjatë takimit tonë dje se qëllimi ynë kryesor është të ndalojmë luftën”, tha ai. “Hamasi veproi me përgjegjësi dhe premtoi ta studiojë planin.”

Ai shtoi se ajo që u prezantua të hënën ishte një listë “parimesh”, “detajet e të cilave duhet të diskutohen”, por se plani i Trump “arrin qëllimin kryesor të përfundimit të luftës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco