Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 21-të e protestës - 'Rama jepe dorëheqjen deri më 21 qershor'

Shefi i Pentagonit: Ushtria amerikane duhet t’iu japë fund 'dekadave të kalbjes'

Shefi i Pentagonit: Ushtria amerikane duhet t’iu japë fund 'dekadave të kalbjes'

15:31, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të martën në një takim të rrallë me shefat ushtarakë të mbledhur nga të gjitha bazat ushtarake amerikane në botë se ushtria amerikane do të reformohet për t’iu dhënë fund atyre që i ka përshkruar si “dekada të kalbjes”.

Duke folur para qindra gjeneralëve dhe admiralëve në Virxhinia, Hegseth e ka shpallur përfundimin e “mbeturinave ideologjike” përfshirë aty shqetësimet për çështje sikurse ndryshimet klimatike, ngacmimet, liderët “toksikë”, si dhe promovimet në grada më të larta ushtarake bazuar në racë dhe gjini.

"Ushtria është detyruar nga politikanë të pamatur që të përqendrohet në gjërat e gabuara. Por, jo më”, ka deklaruar ai./ REL/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco