Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 21-të e protestës - 'Rama jepe dorëheqjen deri më 21 qershor'

Gruaja bie në një pus me gjarpërinj dhe mushkonja, shpëtohet pas 54 orësh

Gruaja bie në një pus me gjarpërinj dhe mushkonja, shpëtohet pas 54 orësh

13:04, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aventurë e pabesueshme me një fund të lumtur po trondit Kinën, pasi një grua u shpëtua pas 54 orësh bllokimi në një pus të braktisur.

48-vjeçarja, me mbiemrin Qin, ndodhej në një zonë pyjore të qytetit Quanzhou në provincën Fujian më 13 shtator kur papritmas ra në fund të një pusi të vjetër.

Ndërtimi i tij i veçantë – një hyrje e ngushtë dhe një bazë më e gjerë – e bllokuan atë, duke e lënë pa asnjë mënyrë për të dalë vetë.

Pavarësisht tronditjes, Qin arriti të mbijetonte duke përdorur aftësitë e saj të notit. Ajo gjeti një shkëmb guri brenda dhe u mbështet aty, ndërsa më pas shkëputi me mundim tre gurë të tjerë, duke krijuar mbështetëse të ashpra.

Kështu, ajo kaloi më shumë shumë orë e ngjitur në mur, në errësirë, duke duruar pickimet e mushkonjave dhe praninë e gjarpërinjve të ujit, njëri prej të cilëve madje e kafshoi pa pasoja serioze. Familja e saj e raportoi të zhdukur më 14 shtator.

Dy ditë më vonë, një ekip prej dhjetë shpëtimtarësh dëgjoi rënkimet e saj të dobëta me një kamerë termike dhe më 15 shtator, rreth orës 13:45, operacioni përfundoi me sukses, siç raportoi South China Morning Post.

Gruaja u dërgua menjëherë në spital, ku iu gjetën dy brinjë të thyera, një dëmtim i lehtë në mushkëri dhe plagë të gjera në duar. Mjekët vlerësojnë se ajo do të shërohet plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco