Lajmi i fundit

LIVE/ Shqiptarët protestë masive në Hamburg: Rama jepe dorëheqjen

Mbylli kanalin e Trump pas sulmit tĂ« 6 Janarit nĂ« Kapitol, Youtube pranon t’i paguajĂ« 24.5 milionĂ« USD Presidentit amerikan

Mbylli kanalin e Trump pas sulmit tĂ« 6 Janarit nĂ« Kapitol, Youtube pranon t’i paguajĂ« 24.5 milionĂ« USD Presidentit amerikan

08:03, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

YouTube ka rënë dakord të paguajë 24.5 milionë dollarë për të mbyllur një padi të ngritur nga Donald Trump në vitin 2021, e cila pretendonte se platforma e kishte pezulluar gabimisht kanalin e tij pas sulmit të 6 janarit në Kapitol.

Kjo e bën kompaninë në pronësi të Google pjesë të listës së gjatë të gjigantëve të teknologjisë që kanë paguar shuma shumëmilionëshe për vendime të mëparshme ndaj llogarive të ish-presidentit.

Trump kishte paditur YouTube dhe CEO-n e Alphabet, Sundar Pichai, duke pretenduar se platforma kishte “mbledhur njĂ« pĂ«rqendrim tĂ« paparĂ« tĂ« pushtetit, pjesĂ«s sĂ« tregut dhe aftĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« diktuar diskursin publik tĂ« vendit tonĂ«.” YouTube tha se kanali i Trump u pezullua sepse kishte shkelur politikat e faqes kundĂ«r nxitjes sĂ« dhunĂ«s.

Me arritjen e marrëveshjes, çështja u mbyll. Google nuk komentoi menjëherë.

Lajmi vjen vetëm një javë pasi YouTube njoftoi se do të lejojë rikthimin e autorëve që më parë ishin ndaluar për përhapje të dezinformimit mbi Covid-19 dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Në njoftim, kompania tha se e mbështet zërin konservator dhe fajësoi presionin e Joe Biden për pezullimet.

Në janar, Meta (kompania mëmë e Facebook) arriti një marrëveshje të ngjashme me Trump për 25 milionë dollarë, ndërsa në shkurt, Twitter/X e zgjidhi çështjen për 10 milionë dollarë. Nga shuma e marrë nga Meta, pjesa më e madhe do të shkojë për fondin e bibliotekës presidenciale të Trump. Nga marrëveshja me YouTube, sipas dokumenteve gjyqësore në Kaliforni, Trump ka urdhëruar që 22 milionë dollarë të përdoren për restaurimin dhe ruajtjen e National Mall dhe për ndërtimin e një salle të re balloje në Shtëpinë e Bardhë, me kosto të parashikuar rreth 200 milionë dollarë.

PaditĂ« u ngritĂ«n fillimisht nga avokati i Trump, John Coale, i cili tani Ă«shtĂ« zĂ«vendĂ«si i tĂ« dĂ«rguarit special pĂ«r UkrainĂ«n dhe BjellorusinĂ«. Ai tha se rikthimi i Trump nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« ishte vendimtar pĂ«r kĂ«to marrĂ«veshje: “Po tĂ« mos ishte rizgjedhur, do tĂ« ishim ende nĂ« gjykatĂ« pĂ«r 1,000 vjet.”

Coale i shkroi “The Guardian” se Trump ishte njĂ« “klient ideal”, duke shtuar: “Jam i lumtur qĂ« kĂ«to çështje tĂ« hapura qĂ« nga korriku 2021 u mbyllĂ«n me 60 milionĂ« dollarĂ«.

MorĂ«m para dhe, besoj, ndryshuam sjelljen e kompanive teknologjike.”

Fillimisht, çështja ndaj YouTube ishte mbyllur në 2023, ndërsa ajo ndaj Twitter ishte hedhur poshtë në 2022. Por pas fitores së Trump në zgjedhje, avokatët e tij i ringritën të treja, duke apeluar vendimet.

YouTube e kishte pezulluar kanalin e Trump mĂ« 12 janar 2021 pĂ«r shtatĂ« ditĂ«, pasi ai postoi njĂ« video ku thoshte se fjalimi i tij para mbĂ«shtetĂ«sve mĂ« 6 janar ishte " i pĂ«rshtatshĂ«m.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco