Plani i paqes për Gazën/ Trump: Nëse Hamas refuzon mbështes Izraelin t'i japë fund! Netanyahu: Je miku më i madh

Plani i paqes për Gazën/ Trump: Nëse Hamas refuzon mbështes Izraelin t'i japë fund! Netanyahu: Je miku më i madh

21:07, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar nga Shtëpia e Bardhë se mbështet plotësisht planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Netanyahu e quajti këtë një moment kritik për paqen në Lindjen e Mesme dhe e përshëndeti Trump-in si “mikun më të madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”.

Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump në Uashington, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, falënderoi presidentin amerikan për mikpritjen dhe për lidershipin që ka treguar në mbështetje të shtetit hebre.

“E mbështes plotësisht planin tënd për t’i dhënë fund luftës në Gaza,” tha Netanyahu, duke iu referuar planit me 20 pika të propozuar nga Trump.

Ai vlerësoi nismën si një hap të rëndësishëm jo vetëm për t’i dhënë fund konfliktit aktual me Hamasin, por edhe për të vendosur themelet e paqes në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Takimi i sotëm është një hap kritik për paqen. Ky plan do të sigurojë që Izraeli të mos jetë më kurrë nën kërcënim nga Hamasi,” theksoi Netanyahu.

Në vijim, kryeministri izraelit e përshkroi Trump-in si një mbështetës të palëkundur të Izraelit.

“Trump është miku më i madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Askush tjetër nuk i afrohet kësaj,” u shpreh ai.

Por Netanyahu paralajmëron: 

Nëse Hamas nuk pranon planin e paqes, ose nëse e pranon por nuk e zbatojnë, Izraeli do të vazhdojë luftën e tij,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Dhe presidenti Trump i garantoi se do të ketë mbështjetjen e tij

“Kam dëgjuar se Hamas ka ndërmend të pranojë planin për Gazën,” tha Donald Trump. “Përndryshe, do t’i japim mbështetje të plotë Netanyahun për të vepruar sipas asaj që duhet të bëjë.”

Netanyahu përfitoi nga rasti për të falënderuar ushtarët izraelitë, të cilët, sipas tij, “luftojnë si luanë kundër barbarisë”.

Plani i propozuar nga Trump që ka marrë mbështetje edhe nga disa vende arabe dhe europiane parashikon, mes të tjerash, lirimin e të gjitha pengjeve nëse Hamasi pranon kushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco