Lajmi i fundit

LIVE/ Shqiptarët protestë masive në Hamburg: Rama jepe dorëheqjen

Konferenca në Shtëpinë e Bardhë/ Trump: Netanyahu pranoi planin USA të paqes për Gazën! Nëse Hamas pranon...

Konferenca në Shtëpinë e Bardhë/ Trump: Netanyahu pranoi planin USA të paqes për Gazën! Nëse Hamas pranon...

20:36, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Donald Trump dhe kryeministri Benjamin Netanyahu ndodhen në konferencë për median.

Trump tha se  “Marrëveshja quhet Paqe për Lindjen e Mesme”.

Donald Trump falënderoi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë Benjamin Netanyahun për “pranimin e planit amerikan të paqes” për Gazën.

Nëse pranohet nga Hamas, propozimi ynë parashikon lirimin e menjëhershëm të pengjeve, brenda jo më shumë se 72 orësh,” tha Donald Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me Benjamin Netanyahun.

Plani

Nëse palët pranojnë propozimin e Donald Trump për Gazën, pengjet në duart e Hamasit do të lirohen brenda 72 orëve, të gjallë ose të vdekur. Si pjesë e shkëmbimit për lirimin e pengjeve izraelite, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë, Nënvizohet në planin e Donald Trump për Gazën.

Rifillimi i ndihmave humanitare për Gazën në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara është një nga pikat e përfshira në planin e paqes së Donald Trump, i publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Sapo të pranohet kjo marrëveshje, ndihmat do të dërgohen menjëherë në Rripin e Gazës. Të paktën, sasia e ndihmave do të jetë në përputhje me marrëveshjen e 19 janarit 2025 për ndihmat humanitare, duke përfshirë rindërtimin e infrastrukturës (ujë, elektricitet, kanalizime), rindërtimin e spitaleve dhe furrave, si dhe hyrjen e pajisjeve të nevojshme për pastrimin e rrënojave dhe hapjen e rrugëve,” thuhet në dokument.

Ne perditesim...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco