Një krim i rëndë në famikja ka ndodhur në Gjermani. Një burrë në Oldenburg, vrau partneren e tij dhe më pas edhe dy fëmijët e mitur, një djalë nëntëvjeçar dhe një vajzë, përpara se t'i merrte jetën vetes.
Sipas mediave të huaja raportohet se krimi i rëndë ndodhi në mesditë të së hënës në një ndërtesë banimi. Pasi fqinjët njoftuan autoritetet përkatëse, policia gjeti katër trupa në shtëpi. Arma u gjet pranë viktimave dhe u mor nga policia për hetime të mëtejshme.
Motivet e sulmuesit mbeten të panjohura, ndërsa forcat e policisë po hetojnë akoma.
© SYRI.net