Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, bëri thirrje për krijimin e një ushtrie të përbashkët me mbështetjen e vendeve që kundërshtojnë gjenocidin në Gaza, me qëllimin për të çliruar Palestinën, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, Petro përsëriti thirrjen e tij për krijimin e një ushtrie të përbashkët për çlirimin e Palestinës.
"Nëse ushtria amerikane nuk është e aftë të mbështesë vendimet e drejtësisë ndërkombëtare, atëherë është detyrë e Kombeve të Bashkuara (OKB) të krijojë një ushtri për të çliruar Palestinën. Është legjitime t'u kërkohet qeverive dhe ushtrive të mbrojnë demokracinë", deklaroi Petro.
El ejército norteamericano en los años 40 del siglo XX era un ejército antifa, ahora intentan convertirlo en su contrario.
— Gustavo Petro (@petrogustavo) September 28, 2025
El antifacismo no es terrorismo, es la respuesta correcta de la humanidad cuando viene la barbarie contra la Vida y la misma humanidad.
Claro que es… https://t.co/FS3qSXZeLz
Edhe në fjalimin e tij në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator, Petro u shpreh: "U bëj thirrje kombeve dhe popujve të botës të bashkojnë ushtritë dhe armët e tyre, mbi të gjitha në emër të njerëzimit. Shteti i Palestinës duhet të krijohet".
Gustavo Petro dhe muzikanti britanik Roger Waters, një nga themeluesit e Pink Floyd, morën pjesë në një demonstratë që u zhvillua në Times Square më 27 shtator, në mbështetje të Palestinës dhe kundër Izraelit.
"Ajo që po ndodh në Gaza, me kuptimin e plotë të fjalës është gjenocid. Kjo nuk ka shpjegim tjetër. Qëllimi është shkatërrimi i popullit palestinez", ishte shprehur Petro./ AA.
© SYRI.net