Trump urdhëron sulm ‘kinetik vdekjeprurës’ ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në ujërat ndërkombëtare/ Vriten tre ‘narkoterroristë’

Trump urdhëron sulm ‘kinetik vdekjeprurës’ ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në ujërat ndërkombëtare/ Vriten tre ‘narkoterroristë’

12:42, 20/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Donald Trump njoftoi të premten në platformën Truth Social se ai urdhëroi një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge, e lidhur me një organizatë terroriste të caktuar, që vepronte në zonën e përgjegjësisë së Komandës Jugore të SHBA.

Sulmi, i kryer mbi një anije që inteligjenca kishte konfirmuar se transportonte lëndë narkotike të paligjshme, u përfundua me tre “narkoterroristë” të vrarë, sipas Trump-it. Në njoftim u publikua edhe një video që tregon momentin kur anija goditet dhe përfshihet nga flakët.

Image

Me urdhrin tim, Sekretari i Luftës urdhëroi një sulm kinetik vdekjeprurës ndaj një anijeje të lidhur me një Organizata Terroriste të Deklaruar që po kryente trafik droge në zonën e përgjegjësisë së USSOUTHCOM-it,” shkroi Trump në postimin e tij në Truth Social.

Trump shtoi se inteligjenca konfirmoi anijen si transportuese të narkotikëve dhe se ajo po lundronte përmes një rruge tashmë të njohur për trafik droge, me destinacion kriminal që kërcënon jetën e amerikanëve.

Sulmi ndodhi në ujërat ndërkombëtare, dhe sipas Trump-it, asnjë forcë amerikane nuk u lëndua.

Sulmi vrau tre narkoterroristë meshkuj në bord të anijes, që ishte në ujëra ndërkombëtare. Asnjë forcë amerikane nuk u dëmua në këtë aksion. NDALONI SHITJEN E FENTANYLIT, NARKOTIKËVE DHE DROGËVE TË PALIGJSHME NË AMERIKË, DHE DHUNËN DHE TERRORIN NDAJ AMERIKANËVE!!!”

Ky njoftim vjen pak ditë pasi Trump raportoi se forcat amerikane kishin kryer edhe një sulm tjetër ndaj kartelëve venezuelianë, në kuadër të përpjekjeve të administratës për të goditur rrjetet e trafikimit të drogës./The Fox News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco