Senatorët amerikanë propozojnë ligj për transferimin periodik të aseteve ruse të ngrira në Ukrainë

Senatorët amerikanë propozojnë ligj për transferimin periodik të aseteve ruse të ngrira në Ukrainë

09:32, 20/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grup senatorësh amerikanë nga të dyja partitë paraqitën një projektligj të ri që synon të detyrojë Uashingtonin të transferojë rregullisht asetet ruse të ngrira në SHBA drejt Ukrainës.

Sipas dokumentit të publikuar nga Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, projektligji kërkon ndryshime në ligjet e nënshkruara nga ish-presidenti Joe Biden në vitin 2024, të cilat i japin qeverisë amerikane të drejtën të konfiskojë asetet e ngrira të Rusisë për të mbështetur Kievin.

Nëse miratohet, administrata amerikane do të detyrohet të transferojë fonde në Kiev çdo 90 ditë, duke ndarë të paktën 250 milionë dollarë gjatë çdo periudhe.

Projektligji parashikon gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të udhëheqin një fushatë të fuqishme diplomatike për t’i bindur aleatët që të përdorin të paktën 5% të aseteve të ngrira ruse në interes të Ukrainës, çka do të sillte rreth 15 miliardë dollarë fillimisht.

Edhe këto fonde, sipas senatorëve, duhet të transferohen në Kiev në intervale 90-ditore.

Ligjvënësit kërkojnë po ashtu që administrata amerikane të raportojë rregullisht mbi sasinë e aseteve sovrane ruse, përfshirë ato të ngrira, të mbajtura jashtë territorit të SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco