Si u bë virale lidhja e një burri me vjehrrën e tij, filmi indonezian që ktheu një skandal familjar në obsesion kombëtar

Si u bë virale lidhja e një burri me vjehrrën e tij, filmi indonezian që ktheu një skandal familjar në obsesion kombëtar

08:38, 20/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për muaj të tërë, audienca në Indonezi dhe më gjerë ka folur për një film të vetëm: Norma. Drama tregon historinë e një martese në dukje të lumtur që shkatërrohet nga lidhja klandestine e burrit me… vjehrrën e tij.

E veçanta është se filmi bazohet në një histori të vërtetë. Në vitin 2022, Norma Risma, një grua nga qyteti Serang në ishullin Java, zbuloi në TikTok lidhjen jashtëmartesore mes burrit dhe nënës së saj. Videoja e saj u bë virale, duke i hapur rrugën një marrëveshjeje filmi që sot ka pushtuar Azinë Juglindore.

Norma u shfaq në kinematë indoneziane në mars dhe në gusht në Netflix, ku shpejt u rendit mes më të shikuarve në Indonezi, Malajzi dhe Singapor. Filmi ndjek trendin e fundit të kinemasë indoneziane: adaptimin e skandaleve virale nga rrjetet sociale.

Në një vend ku tradhtia bashkëshortore dënohet me burg dhe ku Kodi i ri Penal ndalon marrëdhëniet jashtëmartesore, ekspertët thonë se pikërisht konservatorizmi shoqëror ka shtyrë audiencën të ndjekë me kuriozitet këto drama. Termi “pelakor”, zhargon për “shkatërrues shtëpie”, është kthyer në fjalë kyçe të mijëra videove në TikTok, ndërsa tani edhe në kinema.

“Me filma si këta, njerëzit shohin problemet familjare të dikujt tjetër dhe përjetojnë emocionet e tyre”, thotë për BBC Indonezisht SM Gietty Tambunan nga Këshilli i Arteve i Xhakartës.

Në qendër të historisë mbetet vetë Norma, e cila sot punon në qytetin e saj të lindjes. Ish-burri dhe nëna e saj kanë vuajtur dënime me burg për shkelje kurore, ndërsa ajo ka gjetur mbështetje masive në rrjetet sociale.

“Ky film është një hap i vogël për gratë që të flasin hapur për pabesinë dhe dhunën me të cilën përballen,” thotë skenaristja Oka Aurora.

Për shumë indonezianë, Norma nuk është thjesht një dramë e suksesshme, por një tregim që pasqyron realitetin e fshehur pas mureve familjare – një kombinim i fuqishëm i dhimbjes, skandalit dhe katarsisit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco