Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rritet frika: Pas vrasjes së Kirk, Meloni dhe qeveria e saj rrethohen nga paniku i sigurisë

Rritet frika: Pas vrasjes së Kirk, Meloni dhe qeveria e saj rrethohen nga paniku i sigurisë

14:05, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Masat e sigurisë për kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe dy zëvendësit e saj, Antonio Tajani dhe Matteo Salvini, janë ashpërsuar ndjeshëm pas urdhrit të Ministrisë së Brendshme italiane. Vendimi pason vrasjen e komentatorit politik amerikan Charlie Kirk dhe vjen si shenjë e pasigurisë së thellë që ka pushtuar kupolën qeverisëse në Romë.

Sipas mediave italiane, nivel i ri “i jashtëzakonshëm” i sigurisë përfshin përdorimin e dy ose tre automjeteve të blinduara për çdo zyrtar, të shoqëruara me trupa shtesë policore. Kjo është një kthesë e fortë nga zgjedhja e mëparshme e Melonit, Salvin-it dhe Tajanit për një eskortë “të nivelit të dytë”, që tashmë shihet si e papërshtatshme.

Gazeta Il Messaggero shkruan se pasiguria politike dhe tensionet e brendshme e kanë detyruar qeverinë Meloni të ndërrojë strategjinë, duke dërguar sinjalin e një frike të hapur.

Në Senatin italian, Tajani pranoi publikisht se klima politike “nuk ishte më e mira” dhe kërkoi qetësi, por këto deklarata vetëm sa theksojnë krizën e imazhit të ekzekutivit. Në vend që të transmetojnë stabilitet, Meloni dhe ekipi i saj po japin shfaqjen e një qeverie që po humbet kontrollin dhe ka nevojë për mbrojtje të jashtëzakonshme për të mbijetuar në skenën politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco