Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Jimmy Kimmel e humbi emisionin sepse besoi gënjeshtrat e medieve të majta

Jimmy Kimmel e humbi emisionin sepse besoi gënjeshtrat e medieve të majta

10:12, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga David Marcus, FOX NEWS

Gjatë gjithë epokës së Donald Trump, Jimmy Kimmel e ka përdorur emisionin e tij komik të natës në ABC për të luftuar “njeriun e keq portokalli” dhe për të folur të vërtetën para pushtetit – të paktën në imagjinatën e tij – por puna me “të folurit e së vërtetës para pushtetit” është që ajo që thua ti se është e vërtetë, duhet të jetë vërtet e vërtetë.

Këtë javë, Kimmel papritur pa që emisioni i tij u pezullua pa afat për shkak se tha gënjeshtra. Ishte një gënjeshtër e veçantë, një shpikje e medias liberale: gënjeshtra se atentatori i supozuar i Charlie Kirk ishte në fakt i djathtë.

Menjëherë pas vrasjes së Kirk, media liberale mori superxhiro me teori absurde, kur  ky ishte qartësisht një akt dhune politike nga e majta – madje autori, në fakt, shkroi “Hej fashist, kape” mbi plumbin që përdori për të vrarë aktivistin kryesor konservator të vendit – por ata këmbëngulnin se në të vërtetë ishte i shtyrë nga aktivistë të djathtë, ose diçka e tillë.

Dhe nuk ishte vetëm media gënjeshtare. Edhe përfaqësuesi demokrat i Kalifornisë, Dave Min, shkroi në faqen e tij në X: “Meqë tani atentatori i Charlie Kirk është identifikuar si MAGA, jam i sigurt që Donald Trump, Elon Musk dhe të gjithë politikanët e çmendur republikanë që bënin thirrje për hakmarrje ndaj ‘TË MAJTËS RADIKALE’ do ta zhvendosin tani fokusin tek ndalimi i dhunës toksike të SË DJATHTËS RADIKALE”.

Për të qenë të qartë, asnjë fjalë e këtij postimi nuk është qoftë edhe larg së vërtetës. Ashtu si Kimmel, edhe Min pa dyshim i besoi medias liberale që serviri një histori për dhunë nga e djathta, nga një mashkull i bardhë, ndaj të cilës thjesht nuk mund të rezistonin.

As shumë amerikanë, mesa duket, nuk mundën të rezistonin, sipas një sondazhi të ri nga YouGov që tregon se 24% besojnë se atentatori i supozuar është republikan, krahasuar me vetëm 21% që thonë se është demokrat. Vetëm një 8% tronditës i demokratëve besojnë, ashtu siç e dëshmon çdo provë, se ai është i majtë.

Raportet të enjten thoshin se Kimmel është shumë i zemëruar për pezullimin e emisionit të tij. Dhe ai me të drejtë duhet të jetë i zemëruar, por jo me Komisionin Federal të Komunikimeve që e thirri për të dhënë llogari për gënjeshtrën e tij, as me shefat e tij në ABC që e ndëshkuan. Shënjestra e duhur e mllefit të tij është media liberale, në të cilën ai besoi, e cila e bëri të dukej si budalla.

I shkreti Jimmy mbeti nën shi. Asnjë nga gazetarët “e besuar”, mbi të cilët ai u mbështet për të ndërtuar trillimin e tij, nuk u pushua nga puna. Dave Min është ende aty, megjithëse, siç e kuptonte Mark Twain, anëtarët e Kongresit gjithmonë duhet logjikisht të mbahen në standardin më të ulët të mundshëm.

Kimmel e mësoi në mënyrë të drejtpërdrejtë se ka rëndësi se ku i merr lajmet dhe kujt i beson. Përkundër asaj që mund të më pëlqente të them, Kimmel është viktimë edhe vetë – viktimë e gënjeshtrave të medias liberale.

Në javën që nga vrasja e Kirk-ut, media e majtë nuk ka përdorur faktet për të gjetur të vërtetën, por ka zgjedhur faktet për të ndërtuar një narrativë anti-konservatore.

Në kaosin e menjëhershëm pas një tragjedie, ky ndërtim-narrative mund të funksionojë, sepse dihet pak dhe po mblidhet shumë. Për disa ditë mund të funksionojnë teori si “ndoshta ishte nihilist”, ose siç provoi të argumentonte Montel Williams, një i dashuruar fatkeq. Por eventualisht, dalin faktet e vërteta.

Çdo fakt i vërtetë në këtë rast – nga shkrimet mbi gëzhojat, tek viktima, tek deklaratat e familjes dhe miqve – të gjitha tregojnë se ky ishte një akt i hapur dhune politike nga e majta. Kjo ishte e qartë që në fillim për këdo që nuk po jeton në një roman të George Orwell-it.

Për fat të keq për Kimmel-in, ai po jetonte në një roman të George Orwell-it. Çfarëdo që i thoshte “Big Brother-i” i medias së majtë, duhej të ishte e vërteta. Nuk kishte nevojë t’i besonte provave të syve të tij. Ai donte të merrte vesh çfarë ndodhi në të vërtetë nga “ekspertët”.

Nëse ka ndonjë ngushëllim për Kimmel-in, jam i sigurt se në festën-koktej të radhës në Manhattan ose DC, media liberale dhe elita politike do të ngrenë dolli për të si një martir, ndërkohë që vazhdojnë të marrin rrogat dhe të shesin pabesinë e tyre.

Çdo teori e mirë konspirative ka nevojë për një “fall guy”, një naiv që merr fajin kur gjithçka fillon të shpërbëhet. Me një emision që tashmë po humbte audiencë dhe para, Kimmel ishte kandidati perfekt.

Për ta thënë me fjalët e tjera të një margaritari të Twain-it, gënjeshtra se vrasësi i Kirk-ut ishte MAGA kishte bërë gjysmën e xhiros së botës përpara se e vërteta të vishej. Por tani, konservatorët janë të bashkuar fort, dhe i vetmi pa pantallona ka mbetur Jimmy Kimmel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco